Nisin ndërtimet e banesave në Thumanë nga Fondacioni Firdeus

Nisin ndërtimet e banesave në Thumanë nga Fondacioni Firdeus

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ana e Elvis Naçit dhe ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj njoftoi nisjen e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit në Thumanë, me fondet e Fondacionit Firdeus.

Në një video propaganduese të postuar në Facebook të shtunën, Rama akuzoi opozitën, dhe kritikët e procesit të rindërtimit, duke thënë se “ka shumë persona që hedhin topa balte” mbi të e donatorët.

Ai sqaroi se Thumana do të ndërtohet me paratë e donatorëve, të cilët i menaxhojnë vetë paratë:

“Ka nga ata që thonë “ku shkuan lekët plako? Lekët nuk shkuan askund, sepse donatorët siç janë BE, Elvisi etj i hedhin vetë. Turqia ka sjellë vetë punëtorët, ka sjellë gjithë infrastrukturën. Fonadcionet kanë qenë bashkëpunues me ne”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>