Duket se me zgjerimin e orarit të lëvizjes për qytetarët, kanë rinisur dhe përplasjet e konfliktet mes tyre.
Të martën në mëngjes, dy të rinj,Reis Osmërija, 21 vjec dhe Alban Gaçi, 27 vjeç kanë plagosur 23 vjeçarin Renato Shaulli. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në një Fast Food, në rrugën Myslym Shyri.
23 vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Që prej të premtes janë rregjistruar 9 vrasje dhe plagosje.
Katër persona u vranë të hënën në rrethinat e Lezhës dhe Durrësit. Ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra tjetrën, por ndodhën në një kohë kur këtë javë nisi dhe lehtësimi i masave kufizuese.
Të premten, katër ngjarje të rënda u rregjistruan në Korçë, Elbasan e Laç, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.