Një javë negociata, BE dhe Britania ende me kundërshtime për Brexit

Nga Exit News
Një javë negociata, BE dhe Britania ende me kundërshtime për Brexit

Bashkimi Europian do të vijojë bisedimet me Britaninë për marrëveshjen Brexit të hënën.

Pas një telefonate me Kryeministrin Boris Johnson, Presidentja e Komisonit Evropian Ursula Von der Leyen u tha gazetarëve në Bruksel të dielën se negociatorët do të përpiqen sërish ta përmbyllin marrëveshjen. Ata sapo përfunduar një javë intensive negociatash që, me sa duket, nuk kanë sjellë ende rezultat. 

Von der Leyen pohoi kundërshtitë për disa çështje të rëndësishme dhe theksoi se pa u zgjidhur këto, nuk mund të ketë marrëveshje.

Mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me tregtinë, të drejtat për peshkim, subvencionet për bizneset dhe kriteret për mbikëqyrjen e marrëveshjeve në përgjithësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>