Një kryeministër që jeton në tjetër botë nga e jona

Një kryeministër që jeton në tjetër botë nga e jona

Ditë të ftohta janari. Mijëra familje janë në vështirësi për shkak të dimrit të ashpër. Mijëra fëmijë kanë mbetur pa shkollë, sepse në shkolla mungojnë kushtet minimale. Qindra qytetarë vazhdojnë të largohen çdo javë për të kërkuar azil në vende të tjera. Austria sapo vendosi të pezullojë marrëveshjen Schengen. FMN sapo ka deklaruar se rritja ekonomike e vendit do jetë më e vështirë seç pritej. FMN sapo ka deklaruar, gjithashtu, se politikat fiskale të qeverisë janë klienteliste. Krimi i rëndë ka shënuar rekord me të paktën 10 të vrarë në dy javë. Një ndër gjyqtarët më të rëndësishëm të vendit është plagosur me thikë, por nuk pranon të denoncojë krimin duke gënjyer se është vetëgërvishtur. Një nga mediat më të lexuara në botë akuzon, me ose pa fakte, se vendi është kthyer në fermë droge për ISIS.

Në këto ditë, në këtë sfond, faqja e zyrtare e qeverisë së vendit ka këtë lajm/njoftim/deklaratë kryesore:

“Cikli i ri i pikturave të Edi Hilës çel sezonin e ri të COD.

“Cikli i ri me piktura i Edi Hilës çeli sot, sezonin e ri të Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, që do të ketë si temë “Hapësira ku jetojmë, hapësira që ndajmë dhe hapësira që lëmë pas”.

“Në praninë e Kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, të përfaqësuesve të trupit diplomatik, artistëve të mirënjohur dhe figurave të spikatura të shoqërisë civile u prezantuan një seri veprash të pa ekspozuara më parë të artistit Edi Hila, nën titullin ‘Vegime Bulevardi’.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>