
Një në tre të rritur në Britani u vaksinua, deklaroi ministri i shëndetësisë Matt Hancock, të dielën për BBC-në.
“Ne jemi të bidnur se vaksina funksionon edhe ndaj mutacionit të ri britanik, i cili është edhe burimi kryesor i infeksioneve në vend”, tha ministri.
Ai pohoi se ende nuk e dinë nëse vaksina funksionon kundër mutacionit të Afrikës dhe atij të Brazilit. Por, Hancock shtoi se me masat e reja kufizuese të dyja këto variante janë izoluar.
Të dhënat e reja tregojnë se 300 raste të reja të mutacioni të Afrikës së Jugut janë gjetur në Britani.