Përkujtimi i 8 dhjetorit nuk kalon asnjëherë pa incidente për Kryeministrin Edi Rama. Sot, Kryeministri Rama në një takim me të rinjë në Parkun Olimpik të Tiranës sulmoi disa të prej tyre që po e fishkëllenin. Ai iu drejtua të rinjve me fjalët:
Këtu afër është pylli. Mund të shkoni nëpër pemë dhe të fishkëlleni. Të tjerët këtu, në veçanti vajzat kanë ardhur të dëgjonë. Dakort bilbila?
Ju dhjetë bilbila që jeni këtu, ja ku e keni pyllin shkoni hipni në pemë dhe fishkëlleni. Jemi për natyrën, por jemi edhe në një ditë të shënuar që është Dita e Rinisë. Më duket e padrejtë që disa bilbila vazhdojë edhe fishkëllejnë. Më duket e padrejtë se nuk jemi në pyll këtu.
Pylli është afër. Dakort? Unë nuk hyj të ato që dorëzohem dhe ti bilbil atje me gjyslykë, që ke gjithë kohës me gishta në fyt. Është shumë mirë të ikësh dhe të t’i japësh fund” ka thënë Rama duke iu drejtuar të rinjve.
Ndërsa, 8 dhjetorin e kaluar, Kryeministri Edi Rama e përkujtojë duke thënë se studentët e dhjetorit dolën në rrugë pasi kishin pirë. Fjalë e përdorura nga Kryeministri ishin:
[L]ëvizja filloi më 8 dhjetor 1990 dhe ishte një festë [në Akademi] për të përkujtuar 10 vjetorin e vrasjes së Xhon Lenonit…
Dhe pastaj njerëzit u entuziasmuan nga kënga Pushteti popullitdhe pasi kishin pirë disa gota dolën rrugëve dhe kjo ishte një kombinim i pabesueshëm me disa studentë të tjerë nga ana tjetër e qytetit që dolën dhe ata në rrugë dhe kështu shpërtheu.