Një tjetër lulishte në Tiranë drejt betonizimit

Një tjetër lulishte në Tiranë drejt betonizimit

Qytetarët për Parkun, një grup ambientalistësh e aktivistësh, kanë denoncuar betonizimin e radhës në Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, qytetarët shprehen se Bashkia e Tiranës ka planifikuar ndërtimin e një kompleksi pallatesh me sipërfaqe prej 100 mijë metrash katrorë, tek lulishtja pranë Policisë Bashkiake tek zona e njohur si Parku i Autobuzëve.

“Punonjësit e Bashkisë Tiranë shkulin pemët për tu hapur rrugë pallateve dhe betonizimit të kësaj hapësire të vogël publike që shërben për një numër të madh banorësh të kësaj zone,” shkruan Qytetarët për Parkun.

Punonjësit e Bashkisë Tiranë teksa shkulin pemët – Foto: Facebook

“Firma ndërtuese do të jetë Arlis Ndërtim e Besnik Sulajt, pronarit të Taiwan dhe Armos. Lejet janë dhënë, por ndërtimi do të fillojë mbas zgjedhjeve,” vazhdon më tej denoncimi i aktivistëve.

Lulishtja pranë Policisë Bashkiake u inaugurua në prill të vitit 2015 nga ish-Kryebashkiaku Basha. Kryeministri Rama tentoi disa herë të bllokonte projektin që do ta kthente zonën nga një hapësirë për mbetje inerte e mbeturina në një hapësirë të gjelbëruar në shërbim të qytetarëve që jetojnë në atë zonë.

Sot duket qartë se qëllimi i Kryeministrit Rama ka qenë degradimi i hapësirës për ta pasur më të lehtë më pas dhënien e saj për ndërtim.

Deri më tani Kryebashkiaku Veliaj nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur më këtë denoncim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>