Një vit pandemi, Manastirliu: Me vaksinimin synojmë çlirimin në verë

Nga Exit News
Një vit pandemi, Manastirliu: Me vaksinimin synojmë çlirimin në verë

Të martën vendi shënoi një vit që nga momenti kur u regjistruan rastet e para me Covid-19 në vend.

Pas një viti vendi ka regjistruar rreth 2000 viktima, referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa 76 mijë të tjerë konsiderohen të shëruar.

Në janar qeveria njoftoi nisjen e fushatës së vaksinimit.

Sipas Ministrisë që nga fillimi i fushatës në Janar janë vaksinuar  20,911 persona.

Në një intervistë të martën ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se qeveria synon që përmes vaksinimit çlirimin në verë.

“Kemi 8 qendra të vaksinimit. Po përgatitemi në një perspektivë shumë të shpejtë për planin e vaksinimit masiv për popullatën”, deklaroi ministrja.

Ajo deklaroi se vendi ka marrë 32 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer, e cila nuk është bërë publike dhe nuk dihet se nga cili vend kanë ardhur. Më tej ministrja tha se qeveria prej të filloj vaksinimin edhe me AstraZenecan përmes programin COVAX.

“Do kemi 120 mijë doza deri në maj. Në total deri më sot kemi të kontraktuara 1 mln e 600 mijë doza”, tha ajo.

“Po punojmë për kontrata të tjera, në mënyrë që vera të jetë një çlirim dhe një rifillim i kujdesshëm i normalitetit. Ne do ta arrijmë planin tonë për vaksinimin e plotë të popullatës në 14 muaj, por përsëri duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Manastirliu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>