Pak ditë më parë në plazhine Zvërnecit dhe të Vlorës u mbytën katër persona. Humbja e tyre shkaktoi zemërimi dhe debat në opinionin publik.
Shqetësimit të qytetarëve për sigurinë e plazheve në vend iu përgjigj Kryeministri Rama. Ai hoqi përgjegjësinë nga institucione qeveritare duke komentuar në facebook në mënyrë të thatë dhe teknike se:
“Pjesa e bregut të Vlorës ku ka ndodhur fatkeqësia me djalin e vogël, as nuk përdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i është dhënë në asnjë centimetër për përdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty është ende ligjërisht kantier ndërtimi!
Ndërsa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishtë në Triport, është një plazh i egër, i cili nuk është fare në listën e plazheve të miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit e për rrjedhojë, ashtu si në çdo vend të botës, ku fatkeqësisht ndodhin kudo tragjedi të tilla, nuk ekziston asnjë detyrim që të ketë shërbim ruajtës.”
Por në ndryshim nga deklaratat e kryeministrit informacioni i publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit nuk tregon të njëjtën Në faqen e institucionit përgjegjës për sigurinë e plazheve gjen informacion për 11 plazhe në vend dhe nuk ka asnjë listë të plazheve të ndaluara.
Kjo do të thotë se nëse pushuesit vizitojnë 11 plazhet e përmendura nga Agjensia e Bregdetit ato do të gjejnë roje bregdetare dhe plazhi do të jetë i sigurtë. Por në të vërtet gjithmonë sipas informacionit të këtij institucioni asnjë nga 11 plazhe nuk kanë roje bregdetare dhe vetëm 6 prej tyre kanë kulla vrojtimi.
Kjo ndodh edhe pasi në vitin 2014 Agjencia trajnoi dhe certifikoi 41 studentë të Akademisë së Sporteve. Pra, pavarësisht përpjekjeve më shumë propgandistike se sa efektive plazhet e vendit vazhdojnë të jenë të pasigurta dhe për këtë nuk mban përgjegjësi askush.