Nju Jork Times: Diplomatët amerikanë kanë diskutuar shkëmbimin territoresh Kosovë Serbi

Nga Exit News
Nju Jork Times: Diplomatët amerikanë kanë diskutuar shkëmbimin territoresh Kosovë Serbi

Gazeta Nju Jork Times (NYT) ka pohuar se diplomatët amerikanë kanë diskutuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e një marrëveshje mes tyre.

Një artikull i botuar të enjten me autor Patrick Kingsley—korrespodentin ndërkombëtar të NYT me bazë në Berlin—komenton zhvillimet politike që çuan në rrëzimin e qeverisë Kurti.

Sipas tij, shkaku i rrëzimit të qeverisë së Kosovës janë përplasjet mes Kurtit dhe kundërshtarët e tij politikë dhe administratën amerikane të cilat janë të thella.

Kinsly shprehet se shume kritike thonë se “diplomacia amerikane luajti rolin e saj në rrëzimin e qeverisë së sapoformuar: duke ushtruar presion ndaj qeverisë Kurti për të pranuar zgjidhjen që ofronte Amerika për konfliktin Kosovë-Serbi.”

Kingsley shprehet se vendimi për rrëzimin e Kurtit  “u duartrokit paraprakisht nga Shtetet e Bashkuara, diplomatët e të cilëve e kanë vendosur Kurtin nën presion të madh që kur qeveria e tij u betua, 50 ditë më parë, për shkak të kundërshtimit të Kurtit për arritjen e një marrëveshje paqeje në Ballkan siç do Amerika.”

Më tej ai shprehet për dënimin e mocionit kundër Kurtit nga Franca dhe Gjermania “të cilat në një deklaratë të përbashkët kritikuan në mënyrë të pamëshirshme rrëzimin e qeverisë gjatë një pandemie.”

Kinsley shprehet se megjithëse koronavirusi ishte një faktor për hartimin e mocionit nga LDK, debati mes Kurtit dhe LDK-së “u nxit nga një mosmarrëveshje shumë më e thellë: bisedimet për konfliktin Kosovë-Serbi. Përplasja ishte mes Kurtit, presidentit Thaçi… dhe administratës së Presidentit Trump.

Artikulli i Kingsley më tej sqaron:

“Para se Kurti të merrte kryeministrinë, administrata Trump u përpoq të mbyllte krizën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë duke ndërmjetësuar një marrëveshje midis Presidentit Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandar Vucic.

Si hapi kryesor për të rikthyer palët në tryezën e bisedimeve, SHBA-të shtynë Kosovën të heqë tarifat 100 për qind ndaj produkteve serbe, si një gjest i vullnetit të mirë ndaj qeverisë serbe.

Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan dhe idenë dikur të pamendueshme për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se kjo ide mund të rishfaqte konfliktin etnik në Ballkan.”

Me tej autori, shpjegon se pas ardhjes në pushtet nga frika se Thaçi kishte rënë dakord fshehurazi për ndarjen e një pjese të Kosovës, Kurti konfirmoi të drejtën kishtetuese për të udhëhequr negociatat në vend të Thaçit dhe, gjithashtu, vendosi t’i mbajë tarifat e pjesshme, si një mjet për të mbajtur presionin ndaj qeverisë së Serbisë.

Kingsley pohon se ky qëndrim i Kurtit e vendosi atë në konflikt të drejtpërdrejtë me Thaçi dhe Richard Grenellin, të dërguarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Reagimi i administratës amerikane ishte i ashpër, Shtetet e Bashkuara ngrinë miliona dollarë ndihmë ndaj Kosovës.

Kingsley në fund të artikullit citon ish të dërguarin e posaçëm të BE-së në Kosovë Wolfgang Petritch që e komenton ndërhyrjen amerikane:

“Kjo është një lloj, si të them, diplomaci ‘Ramboje’. Si dëm kolateral, ata [amerikanët] do të largojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.”

 

7 komente

  1. Hektor muzhaj 27 Mars, 2020 në 5:33 pm

    Nuk me ka pelqyer shkembimi I territoreve me serbine sepse Jane troje Te pastra shqiptare. Eshte quajtur gadishulli ilirik. Sllavet kane Ardhur ne gadishullin ilirik (ballkanik) ndermjet viteve 800 Deri ne Vitet 1400, dhe sot kur Jemi ne Vitet 2020 kerkojne troje Te pastra shqiptare.

  2. TATJANKA ÇUKO 27 Mars, 2020 në 6:23 pm

    Shume turp per Personin qe do te jape tokat Serbise. Une kete nuk e kuptoj. Serbia vrau dhe masakroi nje popull te tere madhe deri tek femijet e vegjel qe u vrane me cekic dhe organet e tyre u shiten neper bote po keshtu dhe djemte adoleshent. Hapi varre masive pasi ka vrare mbi 340 mije popullate dardane por shifrat nuk jane dhene reale dogji dhe perdhunoi femrat shqiptare shkaterroi te gjitha shtepite dhe objektet kulturale. E gjitha ky shkaterrim perfshin 876 miliard euro dhe ne vend qe te denohet Serbia per keto krime monstruoze kerkon perseri tokat shqiptare te Kosoves ku gati 97% jane shqiptare qe edhe ata do te vriten e do te perzejne jashte trojeve te tyre dhe do kolonizohet nga serbet. Cfar duan serbet. Ata kane marr me pare trefishin e tokave te Kosoves. Nuk e kam te qarte eshte Presidenti Trump qe kerkon tu jape tokat serbeve se nuk shpjegohet qarte. Nuk e kuptoj perse therret Thacin apo se po bashkpunon me Serbine dhe pa pike turpi dha rreth 8600 ha toke Malit te Zi dhe Maqedonise. Vetem per kete poshtersi qe beri Thaci jo vetem qe nuk duhet te jete president por ai duhet futur ne burg per faljen e tokave. Ne e dime qe Presidenti Trump ka mare dy gra sllave qe ja prishin mendjen. Por ka parime qe nuk duhen te shkelen te drejtat e njeriut. Kosova edhe u vra ne menyre c’njerzore dhe keta pa pike turpi qe ju mbulofte fytyre kriminale shkon e shkaterron jeten e nje populli te tere Autokton. Zoti ja u befte keq e me keq ketyre qeveritarve kriminelash qe ecin me dy kembe. Cfar eshte kjo padrejtesia ne cilen shekull jemi. Keta jane kthyer si Turqit qe e shqyen Shqiperine dhe e quanin pronen e vete duke u dhene lloj e lloj taksash si per shtepi; bageti; vreshta, lindje; madje takse edhe ne rast se vije emrin shqiptar te te pareve te tyre sa e varferoi fare vendin dhe popullin tone.

  3. Xeni 28 Mars, 2020 në 7:11 am

    A e di ti se me qfar tokash eshte Duke u bere ndrrimi? A e kupton ti qe ky eshte ndrrim I tokave shqiptare me toka shqiptare??? Ku po mendon qe I kan marre ato toka serbet qe po na I japin???

  4. Lulzim 28 Mars, 2020 në 12:45 pm

    Ata ( grenell dhe thaqi) nuk e rrëzuan qeverinë demokratike ,por e forcuan edhe më shumë ,me një fjalë tjetër qeveria ra një hap mbrapa për ta marr një fuqi më të madhe për të shkuar përpara ,sikurse shigjeta ,duhet të tërhiqet në maksimum mbrapa për ta marr fuqin që ta godasë shenjën fuqishëm dhe precize

  5. Bedri Reka 29 Mars, 2020 në 12:14 am

    Po te ishte psh.tei japim Nishin dhe te marrin nga Leskovaci e këndej ose te e japim Rashken ok po jo duke ju dhuruar token ton edhe ashtu e vogel kjo nuk don koment

  6. Besart 1 Prill, 2020 në 10:37 am

    Nje pytje per Trump po vi ne amerik e po ti marr sdi sa hektar tok edhe po ti njeki popullin prej tokav ku jetojn a e kishe leju nje gje te till???? Mos ja jep nje hije te zez amerikes,ishte amerika qe na shliroj e sod ta fut thik mas shpine osht e turpshme kjo se ju qka po boni,mos mendoni qe ne si popull lejojm me ndodh nje gje e till te paret tan na kan msu besa bes edhe ni vdekje tjeter ska.

  7. EMANUEL 22 Prill, 2020 në 4:52 pm

    Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka:
    JEZUSIN E KRISHTIT !

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme