
Ekipet e kërkimit-shpëtim nxorrën edhe trupin e fundit nga rrënojat në Durrës, duke e çuar numrin e viktimave në 50. Me gjendjen e trupit të fundit të pajetë u mbyllën plotësisht operacionet e kërkimit në vend.
Kryeministri në mbledhjen e qeverisë, sot në mëngjes, njoftoi se 41 persona ndodhen në spitale. 34 prej të dëmtuarve po kurohen në Sitalin e Traumës në Tiranë, 3 janë në spitalin e Durrësit dhe 3 persona janë dërguar jashtë vendit për kurim.
Kryeministri lajmëroi se ka filluar vlerësimi i dëmeve nëpër banesa.