
Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH reagoi të hënën në mbrëmje duke thënë se mund të vijohet me përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Reagimi i OBSh vjen pasi një numër i masdh vendesh kanë lajmëruar pezullimin e vaksinimit me AstraZeneca.
OBSh u bëri hirrje vendeve që të mos ndërpresin vaksinimet Covid.
Ajo tha se nuk ka asnjë provë midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
Ekspertët e sigurisë së vaksinave të OBSH-së do takohen të martën për të diskutuar mbi vaksinën.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të takohet në të njëjtën ditë dhe pritet të nxjerrë përfundime të enjten. Ajo gjithashtu ka thënë që vaksina duhet të vazhdojë të përdoret.
I gjithë debati lindi pasi janë raportuar disa raste në Europë që kanë pësuar mpiksje gjaku pasi kanë marrë vaksinën AstraZeneca.
Shqipëria, Britania e Madhe, Franca, Australia, Kanadaja dhe Meksika janë mes shteteve që do të vazhdojnë fushatat përkatëse të vaksinimit, duke siguruar qytetarët se nuk ka rrezik për përdorimin e tyre.