
Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se janë 11 shtete në Europë, mes të cilave edhe Shqipëria, ku numri i të infektuarve me koronavirus është rritur.
“[Në këto vende] transmetimi i përshpejtuar ka çuar në ringjallje shumë domethënëse, që nëse lihet e pa kontrolluar do të shtyjë edhe një herë në prag kolapsi sistemet shëndetësore në Evropë.”, tha Hans Kluge, drejtori rajonal për Europën në OBSH.
Në listen e 11 vendeve me raste të shtuara të të infektuarve është edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut.