Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të mërkurën, deklarimin e pasurisë për të arrestuarit për grabitjen e Rinasit, vëllezërit Eldi dhe Klement Çala.
Ata janë akuzuar për vjedhjen e 6,6 milionë eurove, në dy grabitje, në rrugën e Rinasit në 2017-ën dhe në pistën e aeroporit të Rinasit në 2019-ën.
Po ashtu, OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë dhe për
- Përparim Bermuçën, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike,
- Durim Bermuçën, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike,
- Luan Kokomanin, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike,
- Arian Plakun, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.