Qeveria ka transferuar 25 milionë dollarë nga sektorët e tjerë dhe ka pezulluar disa kontratat të shëndetësisë, tek aktivitete shëndetësore të lidhura me Covid-19. Kjo e dhënë u publikua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në dokumentin e plan-veprimit për të rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit pas pandemisë së Covid-19, të puikuar të enjten.
OKBS e konsideron të rrezikshëm transferimin e fondeve duke u shprehur se ai përkthehet në mungesë të diagnostifikimit, mungesë të parandalimti dhe të trajtimti për sëmundjet e tjera.
“Shqipëria shpenzon më pak se sa vendet e tjera të rajonit, vetëm 2,3 përqind të PBB-së. OKB parashikon se qeveria do të ulë buxhetin për shëndetësinë me 3 përqind të PBB-së, deri në vitin 2022”, shkruan OKB në raportin e saj.
Për OKB-në, “kjo prirje është shqetësues nëse duam të ndërtojmë një system më ët mirë shëndetësor. Parashikimet e OBSH-së janë se në tre vjet, qeveria do të shpenzojë 10 përqind të buxhetit për shëndetësinë”.
Ndërkohë, në vlerësimet e OKB-së “për të plotësuar nevojat e shërbimit parësor mjekësore qeveria duhet të investojë 25 përqind të buxhetit të saj”.