Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se nuk i takon BE-së të vendosë për Teatrin Kombëtar të një vendi. “Është e drejta e çdo vendit të vendosë vetë për Teatrin e vet Kombëtar pa iu thënë ne se çfarë lloj teatri duhet të ndërtojnë”, ju përgjigj komisioneri pyetjes së europarlamentarit Michael Gahler.
Komisioneri theksoi rendësinë se shembja e teatrit “duhej bërë pa përplasje dhe me përfshirjen e shoqërisë në proces”. Ai tha se gjatë bisedës me Kryeministrin Rama ka “diskutuar për nevojën që duhet të kemi një qasje më të koordinuar në kuptim që të tilla skena të shmangen”.