ONM: Vendimet e Dacit janë të pakthyeshme, edhe nëse Daci dënohet për fallsifikim

Nga Exit News
ONM: Vendimet e Dacit janë të pakthyeshme, edhe nëse Daci dënohet për fallsifikim

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaroi se vendimet e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, ku pjesë ka qënë Luan Daci, janë të vlefshme, pavarësisht se ai mund të dënohet për fallsifikim dokumentash.

Në një email shpërndarë nga Dasara Dizdari-Zeneli, zyra e shtypit të Delegacionit të BE-së, ONM argumenton se vendimet janë marrë në mënyrë kolegjiale dhe jo vetëm nga Luan Daci, kështu ato nuk duhet të zhbëhen. Ndërkohë pohon se Daci ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997.

“Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm.

ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar.”

Gjykata e Posaçme pezulloi të dielën nga detyra Luan Dacin, pasi ai kishte fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997.

Vendim vë në pikëpyetje të gjitha vendimet e marra nga trupat gjykuese, në përbërje të të cilave ka qenë gjyqtari Daci, në kushtet kur zgjedhja në kundërshtim me ligjin shkel një ndër parimet kryesore të procesit të rregullt ligjor “gjykatën e caktuar me ligj”.

Jurisprudenca e GJEDNJ ka përcaktuar qartë se jemi para cenimit të procesit të rregullt ligjor nëse gjyqtari, i cili ka dhënë vendimin është zgjedhur në kundërshtim me ligjin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>