Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur masën arrest me burg për 14 nga të arrestuarit në operacionin “Shpirti” ndërsa për katër të tjerë, përshi Prokurorin Maksim Sota dhe ish-zv. drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla, është vendosur masa arrest shtëpie.
Operacioni “Shpirti” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës u zhvillua të premten, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë.
38 persona janë arrestuar për akuza të ndryshme si korrupsion, abuzim me detyrën, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge.
Ndër të arrestuarit janë një prokuror, një administrator publik, 3 funksionarë të Policisë dhe dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në viitn 2016.