
Policia shqiptare arrestoi të mërkurën personin e 6 të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike nga Vlora drejt Italisë.
Sipas njoftimit i arrestuari është A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.
Ai do të ekstradohet në Itali. Ditën e martë, policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane ka rrestuar 5 persona në Vlorë.
Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor në Romë, ku u arrestuan 55 persona ndër ta 27 shqiptarë.
Sipas policisë këta persona do të ekstradohen për në Itali.