
“Vendimi ynë është mbështetja për të gjitha protestat e shoqërisë civile, duke nisur nga mbështetja për protestat e Aleancës për Teatrin dhe nisja e protestave të opozitës, menjëherë”, tha Lulzim Basha në një dalje për mediat nga selia e PD-së pas prishjes së Teatrit Kombëtar.
Basha tha se kur të vijë në pushtet do të restaurojë Teatrin Kombëtar dhe do të ndëshkojë autorët e kësaj ngjarje, Edi Rama.
Ai tha se gabimin e 17 majit 2017, nuk do ta përsërisi më:
“Si sot 3 vjetë më parë unë u ula me këtë njeri me shpresën dhe besimin që mudn ët arrinim në një marërveshje në të mirë të popullit dhe për të garantuar një process zgjedhorë, koha tregoi se u gabova. Ky gabim nuk do të përsëritet”.