Basha: Drafti i mazhorancës është një manovër që i lejon Ramës të vendosë kryeprokurorin dhe gjykatësit, propozojmë krjimin e Senatit
Opozita nuk do të votojë propozimin e mazhorancës për reformën në drejtësi. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, tha në intervistë për TV Klan, se drafti është një përpjekje e pastër e kryeministrit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë.
“Ne nuk e votojmë reformën në drejtesi, ajo është një manovër që i lejon Edi Ramës të vendosë kryeprokurorin dhe gjykatësit” tha Basha.
Basha propozoi krjimin e Senatit të zgjedhur direkt nga populli. “Ne mekanizmat e kontrollit, propozoj krijimin e dhomës së dyte të senatit, të zgjedhur nga populli. Senati duhet jetë i drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe merr përsipër atë që i është besuar Gjykatës Kushtetuese. Si edhe të ulim numrin e parlamentarëve, me kusht që të mos jetë kozmetikë”, tha Basha.
Mazhoranca përfundoi pak ditë më parë draftin e saj për reformën në drejtësi e hartuar një grup ekspertësh vendas. Propozimi i mazhorancës është paraqitur në Komisionin e Venecias, i cili këshillon Shqipërinë në procesin e reformës në drejtësi.