Opozita zhvillon seancën e kuvendit në çadrën e protestës

Njësoj si një javë më parë, opozita po e zhvillon dhe këtë të enjte seancën e kuvendit në çadrën e protestës, përpara kryeministrisë.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe deputetë të tjerë opozitarë po mbajnë fjalimet e tyre përpara qytetarëve.

Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD, gjatë fjalës së tij akuzoi Kryeministris Rama për lidhje me bandat kriminale.

Zoti Paloka shprehu vendosshmërinë e opozitës për të vazhduar protestën deri në formimin e qeverisë teknike, si garancia e vetme për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Po ashtu, ish-kryeminstri Berisha i kërkoi qytetarëve të votojnë me lirinë e tyre të plotë dhe se vetëm me votë të lirë e të ndershme mund të luftohet varfëria.

Zoti Berisha akuzoi Kryeministrin Rama për kanabizimin e vendit dhe lidhjet me bandat e narkotrafikantëve, që sipas tij “po sundojnë shtetin”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>