Organizata për trashëgimi kulturore vë në ‘Murin e Turpit’ ata që shemben Teatrin Kombëtar

Nga Exit News
Organizata për trashëgimi kulturore vë në ‘Murin e Turpit’ ata që shemben Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar, i shembur në 17 maj, është futur në ‘Murin e Turpit’ të monumenteve të shkatërruar në mënyrë të pariparueshme nga shteti, nga organizata për ruajtjen e trashëgimisë kulturore globale ARCH.

Projekti ‘Muri i Turpit’ ka si qëllim publikimin e emrave të atyre që rrezikojnë ose  shkatërrojnë trashëgiminë kulturore në të gjithë botën, që me të drejtë duhet t’i takojë të gjithëve dhe të ruhet për brezat e ardhshëm.

Organizata amerikane ka publikuar historikun e godinës së Teatrit Kombëtar dhe tek shkaktarët e shëmbjes ka listuar të gjithë zyrtarët e lartë që vendosën për shembjen e tij, ashtu si dhe arkitektin me famë botërore Bjarke Ingels që ka bërë projektin e teatrit të ri.

Foto nga Citizens Channel
Foto nga Citizens Channel

Mes shkaktarëve janë kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, minister e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Elva Margariti, anëtarët e Këshillit Bashkiak që miratuan shembjen e teatrit, drejtuesit e Institutit të Monumenteve, drejtuesit e ALUIZNI-t, kompaninë Fusha shpk, e plot të tjerë.

Organizata “Aleanca për Restaurimin e Trashëgimisë Kulturore” (ARCH), është e njohur për aksionet e konservimit, restaurimit, dhe sensibilizimit në të gjithë botën dhe përfshin një rrjet partnerësh profesionistë nga fusha të ndryshe, me subjekte të specializuara në restaurim dhe rindërtim të siteve e monumenteve të dëmtuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>