Një grupim prej 40 organizatash shqiptaro-amerikane janë të shqetësuar për bisedimet Kosovë-Serbi dhe rolin që të dërguarit e SHBA-ve po luajnë në të,
Përmes një letre dërguar presidentit Trump, aktivistët shprehen se i dërguari i SHBA-ve Grenell nuk gëzon respektin e kosovarëve ,pasi me veprimet e tij të fundi ka treguar se nuk mund të jetë i paanshëm në bisedime, por mban anën e Serbisë.
Sipas tyre, Kosova ka frikë se “lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të ShBA-ve dhe që ShBA-të mund të kthejnë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë,”
Ata i bënë thirrje shtetit amerikan që të reflektojë pasi në këtë periudhë krizash politike në Ballkan, nevojiten hapa të matur për të gjetur një zgjidhje afat-gjatë e të qëndrueshme, të bazuar tek vullneti i populates dhe jo zgjidhje që i përshtaten vetëm një shteti.