Prezenca e OSBE shpërndau sot ushqime dhe detergjentë 450 familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian.
Në një postim në Facebook, Prezenca njofton:
“Për të lehtësuar sadopak gjendjen e 450 familjeve rome dhe egjiptiane në nevojë, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19, Prezenca e OSBE-së, me mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm Greminger dhe Fondit të Ballos së Bamirësisë së OSBE-së, u shpërndau atyre ushqime dhe detergjentë.”
Familjet rome dhe egjiptiane janë komunitetet më të prekura ndaj pandemisë së koronavirusit.
Pasi qeveria vendosi masa të rrepta ndalimi, shumë rom mbetën pa të ardhura. Të ndaluar të dilnin nga shtëpitë e tyre, një numër nuk ishin në gjendje të kryenin punë të tjera informale ekonomike, me të cilat sigurojnë të ardhura.
Për më tepër, me shumë komunitete romë që nuk kanë ujë të rrjedhshëm në zonat e tyre, dhe nuk janë në gjendje të respekjtojnë rekomandimet e higjienës. Ata nuk mund të blejnë sapun apo dezinfektues gjithashtu.