
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani falenderoi kryetarin e PD-së Basha për qendrimin e tij kundër ndryshimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Falenderova zotin Basha për zërin e çmuar tijin dhe të PD kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë më zë po kaq të qartë sa të Bashës”, tha Osmani pas takimit me Bashën, për median, më 20 korrik, në Prishtinë.
Basha, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Prishtinë, më herët takoi edhe me Presidentin Thaçi.