Osmani, marrëveshja Kosovë-Serbi do të miratohet në Kuvend

Nga Exit News
Osmani, marrëveshja Kosovë-Serbi do të miratohet në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, raporton REF.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve, për të cilën, sipas saj, duhet të arrihet konsensus i gjerë. Në këtë kontekst, ajo e potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Këto komente, Osmani i ka bërë gjatë një takimi me ambasadoren finlandeze në Kosov, Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.

“U bisedua për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Pasditen e së premtes, në Uashington pritet të nënshkruhet një dokument nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni ku, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>