
Partia Agrare Ambientaliste (PAA) dhe Partia Republikane propozuan 18 prillin si datën e zgjedhjeve parlamentare 2021.
Pas takimit me Presidentin Meta, përfshtatshme, përfaqësuesi i PAA-së Arben Tafaj tha se 18 prilli është ditë e përshtatshme, pasi në maj shqiptarët shkojnë të punojnë në Greqi dhe vende të tjera.
Përfaqësuesi i PR, Arian Madhi gjithashtu propozoi datën 18 prill.
Ndërsa, PDIU dhe PBDNJ nuk kanë dhënë një datë për zgjedhjet. Ata thjesht kanë kërkuar që të gjitha partitë të bisedojnë për caktimin e datës.
Ndërkohë pritet të përfundojë takimi me PS, PD dhe LSI-në.