Paketa e ndihmës ekonomikë në Kosovë – si do të ndahen mes qytetarëve e bizneseve 180 milionë euro?

Nga Exit News
Paketa e ndihmës ekonomikë në Kosovë – si do të ndahen mes qytetarëve e bizneseve 180 milionë euro?

Qeveria Kurti ka miratuar paketën e ndihmës ekonomike për qytetarët e bizneset. Ajo ka vlerë totale 180 milionë euro dhe parashikohet të ndahet kështu:

Për qytetarët:

– Shtesë prej 300 eurosh mbi pagën për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj virusit: mjekët, infermierët, policët, gardianët, zjarrfikësit, ata që punojnë në qendrat e karantinës etj – me vlerë totale 15 milionë euro.

– Shtesë prej 100 eurosh mbi pagën për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për majin prill dhe maj – me vlerë totale 3 milionë  euro.

– Pagesa e asistencës mujore 130 euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, për muajin prill, maj dhe qershor, – me vlerë totale 4 milionë euro.

– Pagesa e asistencës mujore prej 130 eurosh për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionet zyrtare –  me vlerë 3 milionë euro.

– Pagesën e dyfishtë të vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale për muajin prill dhe maj – me vlerë 7,65 milionë euro.

– Pagesa shtesë prej 30 eurosh në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore më pak se 100 euro, për muajin prill, maj dhe qershor.

– Rikthim në listat e përfituesve të skemave sociale për përfituesit që për shkak të mosparaqitjes apo mosvlerësimit në periudhën janar – mars 2020, nuk u janë rinovuar të drejtat e tyre. Këto dy masat e fundit parashikohet të kushtojnë 13 milionë euro.

Për bizneset që janë në vështirësi financiare si pasojë e masave kundër koronavirusit:

– Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë 170 euro, për muajin prill dhe maj – me vlerë totale 41 milionë euro.

– Subvencioni i qirasë deri në 50% të vlerës së qirasë për bizneset e vogla dhe të mesme, për muajin prill e maj – me vlerë totale 12 milionë euro.

– Mbulimi i vlerës së kontributeve shoqërore për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin prill dhe maj – me vlerë totale 8 milionë euro.

– Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike që kanë vështirësi financiare – me vlerë totale 20 milionë euro.

– Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një vjeçare gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, nga 130 euro për dy muajt pasues pas regjistrimit – me vlerë totale 6 milionë euro.

– Mbështetje për eksportuesit pas përfundimit të situatës së emergjencës së shëndetit publik –  me vlerë totale 10 milionë euro.

Për bashkitë dhe komunitetet minoritare:

– Ndihmë financiare për bashkitë më në nevojë – me vlerë 10 milionë euro.

– Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, që janë goditur më rëndë nga situata e emergjencës së shëndetit publik, – me vlerë 2 milionë euro.

– Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione pranë Ministrinë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për evitimin e situatës së krijuar nga situata e emergjencës së shëndetit publik në aktivitetet sportive dhe kulturore – me vlerë totale 5 milionë euro.

– Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rritje të prodhimit bujqësor – me vlerë totale 5 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>