Palestina ka anuluar një marrëveshje me Izraelin për marrjen e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer, për shkak se ato skandonin në qershor. Ky vendim erdhi pasi autoritetet shëndetësore palestineze kontrolluan 90,000 dozat e para të premten, raporton CNN.
“U zbulua që dozat nuk ishin në përputhje me specifikimet teknike siç ishin rënë dakord më parë dhe se data e skadimit të tyre ishte afër”, tha ministri Mai Alkaila, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.
“Për këtë arsye, ne u takuam me Kryeministrin Muhamed Shtayyeh dhe u mor një vendim për të anuluar marrëveshjen”, shtoi Alkaila.
Izraeli kishte pranuar që vaksinat “do të skadojnë së shpejti” por nuk ishte e qartë saktësisht se sa kohë kishte për autoritetet shëndetësore palestineze për të administruar dozat para skadimit.
Sipas Reuters, Alkaila tha se Izraeli i kishte thënë Palestinës se vaksinat skadonin në korrik ose gusht, por doli se data e vërtetë ishte qershori. Izraeli u kritikua për dështimin në vaksinimin e palestinezve që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza, gjë që sipas Konventës së Gjenevës, Izraeli është i detyruar të bëjë.
Pothuajse 450,000 Palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Gaza kanë marrë një vaksinë Covid-19, nga të cilët pak më shumë se 270,000 kanë marrë dy doza. Të dy territoret kanë një popullsi prej 4.5 milion dhe 5 milion njerëz.