Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të vizitojnë Kosovë javën e ardhshme, sipas mediave kosovare.
Qëllimi i vizitës lidhet me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, por edhe për të treguar qëndrimet e njëjtësuara të aleatëve, BE-së dhe SHBA-ve për çështjen.
Palmet dhe Lajçak u takuan para pak ditësh në Bruksel, ku ky i fundit zbuloi në një postim në Twitter se temat e bisedës lidheshin me Ballkanin Perëndimor dhe dialogun.
Vizita i paraprin takimit të paralajmëruar mes kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiç në Bruksel, në mes të qershorit.
Për këtë qëllim, javën e fundit, Kurti zhvilloi takime me krerët e opozitës, që njëzëri kërkuan një përfshirje më të madhe të SHBA-ve në negociatat me Serbinë.