Opozita kosovare kërkon emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Opozita kosovare kërkon emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi

Partitë e opozitës në Kosovë kërkojnë praninë e SHBA-ve në bisedimet për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit të thërritur nga Kryeministri Albin Kurti me krerët e opozitës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së kërkuan hartimin e një platforme në respect të kushtetutës, si dhe praninë e SHBA-ve.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku u shpreh pas takimit se:

“Nuk negociojnë për territor, nuk devijojnë nga rendi kushtetues e nuk prishin karakterin unitar të Kosovës, secila marrëveshje që përfundon në njohje të ndërsjellë, njohje nga vendet e BE-së e anëtarësim në NATO, është e pranueshme për ne”.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës Ardhëmëria për Kosovën, AAK u shpreh se”

“Pa praninë e SHBA-ve në dialog prishet balanca e interesave të Kosovës në dialog. Kërkojmë një emisar amerikan të pranishëm në dialog. Ardhmja e dialogut duhet të bëhet sipas Kushtetutës së vendit”.

Haradinaj në një dalje për median, kritikoi deklaratat e Kurtit për dënimin e kriminelëve të Luftës në rajon:

“UÇK ka sjell lirinë e Kosova nuk barazohet me rajonin për krime luftë, dhe qendrimi se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës është i padrejtë.

Ushtria e Kosovës ëshë e demilitarizuar. Serbia ka nevojë të heqë kriminelët e luftës dhe të demilitatizohet. Lufta është nderi jonë.

Kryeministri duhet ti kërkoj Serbisë të dënoj krimenelët e luftës”.

Ndërsa Enver Hoxhaj, PDK, u shpreh se:

“Kurti është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>