Matthew Palmer, i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor do të takohet sot me përfaqësuesit e opozitës serbe, Marinik Tepic, nënkryetar i Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe Zdravko Ponos, nënkryetar i Partisë Popullore të Vuk Jeremic, sipas gazetës serbe Blic.
Sipas medias serbe, Palmer po takon personat e opozitës me ndikim në publik për të diskutuar nisjen e dialogut me Kosovën, dhe arritjen e marrëveshjes së njohjes së Kosovës.
Gjithashtu, Palrmer do të diskutojë për mosbojkotimin e zgjedhjeve nga opozita. Për takimin ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Palmer në një intervistë për gazetës Blic, të enjten u shpreh se marrëveshja mes dy vendeve pritet të arrihet brenda këtij viti.