Palmer kërkon normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Palmer kërkon normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer tha të martën se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Palmer tha se për SHBA-në kjo “do të arrihej nëpërmjet njohjes së ndërsjellë”.

Ai tha se palët duhet të ulen dhe “të punojnë drejt këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja”. Po ashtu ai shtoi se dy shtetet duhet “t’i identifikojnë pikat e mospajtimit, t’i identifikojnë pikat e pajtimit, dhe të punojnë së bashku në gjetjen e shtegut të ecjes përpara që na shpjerë aty, ku unë mendoj se të gjithë pajtohemi se duam që të jemi, e që është e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën”.

Për qyetarët e Kosovës ai tha se është më rëndësi që të kuptojnë “se cilat janë çështjet, ujditë, si mund të duken kompromiset dhe cila është rruga përpara”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>