Paloka: Komisioni për raportin e Dick Martit, akt tradhëtie i rëndë

Nga Exit News
Paloka: Komisioni për raportin e Dick Martit, akt tradhëtie i rëndë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e quajti ‘akt tradhëtie të rëndë’ vendimin e shumicës socialiste për të ngritur një komision hetimor për raportin e Dick Martit dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë në aktivitetin e UÇK në Shqipëri.

Në një intervistë për News24, Paloka u shpreh:

“Të ngresh një Komision Hetimor nga parlamenti shqiptar, për të hetuar UÇK pas kaq vitesh, në një kohë kur janë dërguar në Hagë ish-drejtues të saj, këtë e kam quajtur akt tradhtie të rëndë. E imagjinoni kur ata hetohen në Hagë, parlamenti shqiptar po heton UÇK-në.”

Paloka theksoi se e gjithë propaganda që kryeministri Rama dhe PS tentoi të ndërtojë kundër kreut të opozitës Basha, lidhur me punën e tij në Kosovë gjatë periudhës së pasluftës, i është kthyer në bumerang:

“Ishte bumerang për Rilindjen. Pardje Basha bëri një denoncim konkret ku disa persona janë futur në Kosovë tek ish-ushtarë të UÇK për të ngritur akuza ndaj tij. Për fat të mirë ata Bashës i dhanë një shans tjetër që të rikujtohej dhe një herë kontributi i tij që ka dhënë në Kosovë.”

Ai tha se akuzat për ‘Shtëpinë e Verdhë’ i mban gjallë Serbia, Rusia dhe Rama, e kjo është e rëndë:

“Në fillim u akuzua Basha për ‘Shtëpinë e Verdhë’. Një akuzë që ka rënë prej vitesh, që ka rezultuar pas hetimeve dhe kërkimeve se nuk ekziston një ‘Shtëpi e Verdhë’. Një akuzë e mban në këmbë Rusia dhe Serbia. Kjo akuzë mbahet në këtë nga Rama dhe kryetari i grupit parlamentar.”

Kuvendi miratoi të enjten ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty. Propozimi erdhi nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Qëllimi i këtij komisioni është të analizojë raportin e Martyt dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë në aktivitetin e UÇK në Shqipëri.

Ky komision do të zgjasë 3 muaj dhe do të dalë me një raport përfundimtar në lidhje më çështjet e mësipërme. Propozimi erdhi pas debatave mes kryeminisrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi raportin e Dick Marty.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>