Parlamenti miraton shtyrjen e tatimit mbi fitimin dhe huanë €174 milionë nga FMN

Parlamenti miraton shtyrjen e tatimit mbi fitimin dhe huanë €174 milionë nga FMN

Parlamenti ka miratuar shtyrjen e pagesës së tatimit mbi fitimin me një vit për biznesin e madh. Biznesi i vogël me xhiro nën 14 milion lekë nuk do ta paguajë tatimin mbi fitimin për vitin 2020.

Për bizneset me qarkullim mbi 14 milion lekë, tatim-fitimi për muajt prill – shtator 2020 do të paguhet gjatë të njëjtës periudhë të vitit të ardhshëm. Kjo nuk përfshin bankat, telekomunikacionin, tregëtimin e produkteve farmaceutike, ushqimore dhe fruta-perimet.

Për bizneset në fushën e turizmit, call-centre dhe përpunimit aktiv me material porositësi, tatim-fitimi për periudhën prill – dhjetor 2020 do të paguhet në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Deputetët miratuan me 87 vota pro, 12 kundër dhe 2 abstenim edhe projektligjin për marrjen e huasë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që Minsitria e Financave kërkon t’a përdorë për rimëkëmbjen ekonomike.

Lajme te ngjashme