Parlamenti serb pritet të diskutojë situatën me Kosovën të martën, 22 qershor sipas një raportimi nga Radio Evropa e Lirë.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili citohet të ketë thënë se diskutimi do të jetë i detajuar.
Ai shton se në parlament do të parashtrohet “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” si dhe përgjigja e Serbisë.
Vuçiç u takua me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin në 15 qershor, me ndërmjetësinë e Brukselit, por takimi ishte i tensionuar.
Vuçiç e akuzoi Kurtin se ishte përpjekur ta provokonte gjatë takimit, ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk pati dakordësi mes palëve për asnjë nga çështjet.
E vetmja gjë që ua rrit nga takimi ishte parashtrimi i pretendimeve të palëve dhe dakordësia për një takim të radhës në 25 korrik.