Partia Demokristiane mbyll marrëveshjen e koalicionit me PD

Nga Exit News
Partia Demokristiane mbyll marrëveshjen e koalicionit me PD

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka mbyllur marrëveshjen e koalicionit me PD. Ai ishte aleati i vetëm që nuk kishte arritur marrëveshjen me kreun e opozitës Lulzim Basha për të garuar bashkë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndoka kishte shfaqur më herët pakënaqësi nga oferta e Bashës, por mendohet se ka arritur të sigurojë  vendin si kandidat në listën e qarkut Shkodër.

Mësohet se Nard Ndoka ka mbyllur marrëveshjen me Partinë Demokratike dhe do të jetë pjesë e listës së opozitës në datë 25 prill, pas ndërhyrjes së Mediut dhe Dukës.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të garojnë nën emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>