Pas Adria Airways, kompania Transavia pezullon fluturimet Amsterdam-Tiranë

Pas Adria Airways, kompania Transavia pezullon fluturimet Amsterdam-Tiranë

Kompania ajrore low cost Transavia do të pezullojë fluturimet e saj Amsterdam- Tiranë nga prilli i vitit 2020.

Pas falimentimit të Adria Airways në shtator, Transavia është kompania e dytë që ndrepret fluturimet direkte Tiranës.

Njoftimi për nisjen e linjës direkte Amsterdam-Tiranë u dha në prill 2017 nga Ministri holandez i Punëve të Jashtme në atë kohë Bert Koenders dhe homologu i tij në Tiranë Ditmir Bushati. Por fluturimet e para të Transavias nisën në maj të 2017.

Një grup nga komisioni i aeroportit të Rinasit ka nisur një peticion ku i kërkon Transavias të rishikojë vendimin e saj, por kompania pretendon se nuk ka mjete financiare të mjaftueshme për të vazhduar fluturimet nga Tirana.

Pezullimi i linjës direkte nga Amsterdami do të ndikojë negativisht në turizmin hollandez në Shqipëri, i cili u rrit ndjeshëm në vitet e fundit.

Është akoma e pasigurt nëse fluturimet do të transferohen në një aeroport tjetër hollandez, siç është Haga/Roterdami apo Eindhoven.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>