Pas Çapjave, arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit

Nga Exit News
Pas Çapjave, arrestohet një tjetër i dyshuar për vrasjen e Gentian Beqirit

Policia e Elbasanit arrestoi të martën një tjetër person të dyshuar vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin 2012.

Sipas njoftimit i arrestuari është Ardi Çekani. Ai është i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Çekanit iu gjet gjatë kontrollit dhe një sasi lënde narkotike.

Një ditë më parë policia arrestoi Ardian Çapja dhe shpalli në kërkim Florenc Çapja.

Gjatë kontrolit Çapjave ju sekuestruan armë.

Në nëntor të 2020, për këtë ngjarje u arrestuan Klajdi Dekoli, Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Vrasjet e dy personave u kryen për hakmarrje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri u akuzua nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Gentian Beqiri, vuante dënim me arrest shtëpie, kur u vra dhe dy policët që e ruanin nuk kuptuan asgjë derisa erdhi ambulanca

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>