Pas kopshteve dhe çerdheve, Bashkia nis dezinfektimin e autobusëve

Nga Exit News
Pas kopshteve dhe çerdheve, Bashkia nis dezinfektimin e autobusëve

Pas çerdheve dhe kopshteve, bashkia Tiranë do të dezinfektojë deh autobusët. Kryebashkiaku Veliaj nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan:

“Nis dezinfektimi i autobuzëve! Por kini parasysh, kalon nga njeriu te njeriu, jo aq shumë nga autobuzi të njeriu! Ndaj idealisht udhëtimi me biçikletë apo ecja në këmbë është akoma më e shëndetshme si në rast virozash, ashtu dhe në ditët normale! “

Më herët kryebashkiaku Veliaj sqaroi se këto ditë bashkia do të bëjë dhe dezinfektimin e gjithë kopshteve dhe çerdheve në Tiranë, që të jenë gati për rihapjen pas 2 javëve.

Sot në mëngjes, qeveria mori disa masa si ndalimin e fluturimeve e mbylljen e shkollave për përballimin e krizës së koronavirusit.

 

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme