Pas tre grabitjesh të armatosura, Austrian Airlines vendos të ndërpresë transportimin e parave nga Shqipëria

Pas tre grabitjesh të armatosura, Austrian Airlines vendos të ndërpresë transportimin e parave nga Shqipëria

Zëdhënësja e Austrian Airlines, Tanja Gruber njoftoi se kompania austriake nuk do të pranojë më transferta parash nga Shqipëria. Reagimi i kompanisë vjen pas grabitjes me armë dje të disa milionë eurove në Aeroportin Nënë Tereza.

Dje, persona të armatosur grabitën disa milionë euro gjatë kohës kur punonjësit po transportonin ngarkesën me para nga makina transportuese në avionin e Austrian Airlines me destinacionin Vjenën.

“Hipja në avion e pasagjerëve sapo kishte përfunduar. Në asnjë moment nuk pati ndonjë rrezik për ekuipazhin apo pasagjerët,” tha Gruber.

Kjo është hera e tretë brenda tre viteve që në Rinas grabiten para që do të transportoheshin me avion jashtë Shqipërisë. Grabitësit janë larguar çdo herë bashkë me paratë.

Përballë rrezikut të lartë dhe mungesës së sigurisë në Aeroportin Nënë Tereza, kompania Austrian Airlines vendosi të mos pranojë më të transferojë para nga Shqipëria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>