
Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit janë mbledhur sërish të martën para Uzinës, për të diskutuar se çfarë do të bëjnë.
Një ditë më parë, naftëtarët dolën nga greva e urisë pas 44 ditësh në total, dhe u ulën në bisedime me kryeministrin Rama.
Por ata dolën nga takimi të pakënaqur, pasi kryeministri nuk i premtoi dhënien e pagave të më shumë se një viti për 505 naftëtarët që i kanë fituar ato me gjyq.
Po ashtu kryeministri nuk dha zgjidhje as për rifillimin e punës në rafineri pasi sipas tij, ende nuk ka një investitor serioz për rafinerinë.