
Pasagjerët që fluturojnë nga Roma në Milano që prej ditës së mërkurë duhet të jenë të pajisur me një test negativ të Covid19, si pjesë e një eksperimenti në rajonin e Lazios.
Udhëtarët do të testohen në aeroport përpara se të kalojnë në zonën e e sigurtë, ose duhet të paraqesin një rezultat testi brenda 72 orëve.
Nicola Zingaretti, presidenti i Lazios tha se kjo duhet të shërbej si model për tu siguruar se kushdo që do të fluturoj do të jetë i painfektuar.
Ky vendim mendohet se do të ndihmojë ekonominë dhe do të sëhrbej si një model për rinisjen e turizmit nga vendet e tjera.