Pasojat e tërmetit, PD padit Veliajn, Lleshajn, Dakon, Bushin e Shahinin

Pasojat e tërmetit, PD padit Veliajn, Lleshajn, Dakon, Bushin e Shahinin

Partia Demokratike ka paditur në SPAK Erion Veliajn, Sandër Lleshajn, Artur Bushin, Vangjush Dakon, Valbona Sakon e Besa Shahinin, lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

PD akuzon zyrtarët e lartë për:

  1. Shpërdorim detyre;
  2. Vrasje nga pakujdesia në rrethana rënduese;
  3. Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike;
  4. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike;
  5. Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë.

PD shkruan se lejimi nga Bashkia Krujë që banorët e 2 pallateve në Thumanë të jetonin ende aty edhe pse palletet ishin dëmtuar rëndë nga tërmti i 21 shtatorit, është shkaktari kryesor i vdekjes së  24 qytetarëve në Thumanë.

Po ashtu, PD akuzon Ministrin Lleshaj se nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në godinën e Konvaleshencës në Durrës, edhe pse ajo ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit. Si pasojë e mosveprimeve të ministrisë, në Kovaleshencë humbi jetën Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj.

PD ka renditur dhe dëmtimet që tërmeti shkaktoi në shkolla të ndryshme, të cilat veçanërisht ato në Tiranë ishin rikonstruktuar vitet e fundit nga Bashkia Tiranë.

PD akuzon kryebashkiakun Veliaj se shkatërrimi apo dëmtimi i shkollave është rrjedhojë direkte e prokurime publike korruptive e klienteliste, që kanë sjellë cilësi të dobët të punimeve, duke vënë në rrezik jetën e mijëra fëmijëve.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme