
Patentat shqiptare do të jenë të vlefshme në Itali. Marrëveshja zyrtare do të firmoset të enjten nga Ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe homologu i saj Italian Luigi di Maio.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ku shkruan:
“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali”.
Ai falenderoi Di Maion për punën dhe mbështetjen, duke theksuar se dy qeveritë po punojnë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali.
“Tani me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe kontribuar për ekonominë italiane për shumë vite”