Partia Demokratike i ka kërkuar shumicës socialiste të rinisë bisedimet për Reformën Zgjedhore me propozimet e opozitës të mbetura pa përgjigje, mes të cilave ajo çështja kryesore është ngritja e qeverisë teknike para çdo zgjedhjeje.
do të nisë sot bisedimet për Reformën Zgjedhore me 3 kërkesa drejtuar shumicës socialiste:
– Të përfundojë Reforma Zgjedhore deri më 31 maj 2020.
– Të rifillojnë takimet e Këshillit Politik drejtpërsëdrejti dhe jo më online.
– Të rinisin bisedimet në Këshillin Politik me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që shumica të japë qëndrimin e saj për propozimet e opozitës.
Qeveria e përbashkët tranzitore është kërkesa thelbësore e Partisë Demokratike, të cilën shumica socialiste nuk e ka pranuar ende.
Në një intervistë tek News24, Bylykbashi tha se:
“Qeveria tranzitore është kërkesa thelbësore. Qeveria tranzitore garanton të gjithë vendimet e tjera. Deri më sot kemi parë refuzim. Nëse guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëhere fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jenë mbi të”.
Pak ditë më parë, Damian Gjiknuri, kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, përjashtoi përfshirjen e qeverisë tranzitore në reformën zgjedhore me argumentin se kjo është një kërkese poltike dhe nuk përfshihet tek rekomandimet e OSBE-ODHIR për reformën zgjedhore.
Disa prej ndryshimeve të tjera kryesore që PD ka bërë publike janë:
-Futja e krimeve zgjedhore si shit-blerja e votës, ushtrimi i presionit për votën ejt, në juridiksionin e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion SPAK dhe gjykatës special;
-Policia e shtetit, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve që të kryesjë veprime parandaluese, analiza rrisku, të vëzhgojë cilat janë familjet e varfra, lëvizjet monetare etj për të parandaluar shit-blerjen e votës;
– Agjencitë ligjzbatuese duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelen dhe të vihet në shërbim të partive;
-Shkelja e detyrimeve ligjore prej institucioneve zgjedhore duhet të çojë në pavlefshëmri të zgjedhjeve;
– Në qendrat e votimit të vendosen kamerat që të vëzhgojnë çfarë ndodh në qendrën e votimit, si një hapësirë e shenjtë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve;
-Policia dhe prokuroria që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve të marrin masa për të ngritur task-forca të posaçme për të vëzhguar krimin zgjedhor në terren’
-Partitë politike të deklarojnë anëtarët e stafit zgjedhor në kuadër të procesit të dekriminalizimit.