PD akuza Ramës dhe Veliajt se kanë gënjyer për investimet në fshatin Shesh

Nga Exit News
PD akuza Ramës dhe Veliajt se kanë gënjyer për investimet në fshatin Shesh

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se kanë gënjyer dhe kanë bërë propagandë me projektin “100 fshatrat turistikë” pasi nuk kanë kryer investimet e premtuara.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka treguar se në fshatin Shesh të Tiranës, mungojnë shërbimet që përshkruhen në tabelat e informacionit që janë vendosur në kuadër të projektit “100 fshatrat”.

Programi i Integruar për Zhvillimin Rural – Programi i 100 Fshatrave” u prezantua nga qeveria pas zgjedhjeve të vitit 2017. Ai synon që për 4 vite të nxisë turizmin në 100 zona rurale. Qeveria premtoi investime publike me qëllim nxitjen e sipërmarrësve privatë që të ofrojnë shërbime në favor të zhvillimit turistik.

Këlliçi deklaroi nga fshati Shesh se aty nuk është bërë asnjë nga investimet e pretenduara në tabelën informative, si përshembull prania në fshat e një agrobiznesi, restoranti, bujtinash, bankomatë, etj.

Në pamjet e publikuara nga PD duken rrugët e pashtruara të fshatit dhe disa banesa të dala jashtë funksionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>