Partia Demokratike ka akuzuar të enjten qeverinë, përmes Albana Vokshit, duke thënë se numri i viktimave nga COVID-19 në vend manipulohet.
“Të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që shifrat e publikuara, janë vendosur në zyrën e Edi Ramës e janë publikuar më tej nga Ministria e Shëndetësisë. Ne e kemi thënë që numri i të vdekjes nga COVID-i nuk është ai i publikuar”, tha Vokshi të enjten në një intervistë në News 24.
Ajo komentoi largimin e mjekut Tritan Kalo nga Komiteti Teknik duke thënë se ky largim tregon se kemi një “komitet që ka pasqyruar statistikat që janë hartuar në zyrën e kryeministrit”.
Ftesën e kryeministrit Edi Rama për mjeken Najada Como për t’u bashkuar me PS, Vokshi e komentoi si veprim të papërgjegjshëm.
“Kjo është papërgjegjshmëri totale, qoftë ftesa, qoftë pranimi”, tha ajo.
Vokshi u shpreh se PD publikoi planin me 5 pika për rimëkmëbjen e ekonomise por “kryeministri, në vend që të merrte planin e PD, bëri llogje në “Facebook-e” dhe nuk punonte”.