PD akuzon Ramën dhe Veliajn për prishje të trashëgimisë kulturore

Nga Exit News
PD akuzon Ramën dhe Veliajn për prishje të trashëgimisë kulturore

Partia Demokratike ka dënuar si të paligjshme prishjen e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” me qëllim rikonstruksionin e saj.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi akuzon kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Veliaj se kanë prishur një objekt që është trashëgimi kulturore e kategorisë së dytë.

“Kjo ndërtesë është pjesë e qendrës historike të Tiranës, me mbrojtje të posaçme. Për ketë ka firmën e vet edhe kjo qeveri dhe ky kryeministër, që sot po e shkatërrojnë për përfitime të paligjshme. Në listën e publikuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i krijuar në 2018-ën, materniteti mban numrin 214 në listën e monumenteve të kulturës.”, tha Vokshi.

Kandidatja e PD-së në Tiranë ngriti pyetjen se përse materniteti nuk po rindërtohet sipas projektit që merr në mbrojtje objektet e trashëgimise kulturore?

Sipas saj, në këtë rast kemi të bëjmë me korrupsion pasi projekti i është dhënë një firme pranë kryeministrit dhe kryebashkiakut.

“Është firma që bën çdo projket të Edi Ramës. Shikoni ndërtuesin. Është i njëjti që ka ndërtuar shtëpinë luksoze të Erion Veliajt dhe për të cilën nuk ka dhënë kurrë llogari ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektijnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.”, deklaroi Vokshi.

Ajo shtoi se në godinën që do të rindërtohet do të hidhen 7 milionë euro beton dhe nuk do të ruhet identiteti i saj historik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>